Nuk ka divorc mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës!
Thashethemet për një ndarje të bujshme mes çiftit më të komentuar të showbizit shqiptar, Sara Hoxha dhe Ledion Liço, janë krejtësisht të pavërteta. Burime të sigurta pohojnë se lajmet e shpërndara në rrjet se dhëndrri i Top Channel Ledion Liço do të mbetej vetëm, nuk kanë asnjë bazë reale.
Po ashtu, nuk qëndron aspak pretendimi apo lajmi se Sara ka nisur një romancë të re apo se ekzistojnë lidhje mes saj dhe vëllait të kunatit të pronarit të një televizioni tjetër kombëtar. Të gjitha këto janë spekulime të fabrikuara që kanë për qëllim të ndezin showbizin dhe të mbajnë vëmendjen e publikut me intriga të sajuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



