Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë me automatik në makinë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Armed”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë një 38-vjeçar me precedent penal, i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri dhe municion në automjet.
I arrestuari është shtetasi Besmir Bajraktari, banues në Burrel, i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në rrugën e Arbërit, ndërsa drejtonte një automjet tip “BMW”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



