E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ngre alarmin: Do iu grabisin me skemën piramidale!
Lajme

Braçe ngre alarmin: Do iu grabisin me skemën piramidale!

Vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1 mijë persona

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është duke u përhapur me shpejtësi në disa zona të vendit, përfshirë Divjakën dhe Lushnjen.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe bëri me dije se prej rreth dy muajsh ka qenë në dijeni të funksionimit të kësaj skeme, e identifikuar me emrin TXEX, e cila operon në mënyrë dixhitale përmes aplikacioneve në celularë.

Ai shprehet se është informuar fillimisht nga një sipërmarrës lokal, i shqetësuar nga ndikimi i fenomenit në komunitet.

Braçe i bën thirrje qytetarëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm që të tërhiqen menjëherë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet përkatëse.

“Dilni sa më parë nga kjo skemë piramidale dhe denoncojeni pranë Policisë së Shtetit. Dorëzoni telefonin tuaj që hetuesit të mund të gjurmojnë autorët përmes rrjedhës së parave,” shkruan ai.

Sipas Braçes, vetëm në Divjakë mund të jenë përfshirë mbi 1,000 persona, një shifër shqetësuese për një zonë me popullsi të vogël. Ai e cilëson situatën si “të tmerrshme” dhe paralajmëron se përhapja e saj në Lushnje përbën një kërcënim serioz për komunitetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.