E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti sot, stabilitet dhe kthjellime në pjesën më të madhe të vendit
Lajme

Moti sot, stabilitet dhe kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot përgjithësisht të mirë në shumicën e territorit.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat pritet të bëhen më të dukshme gjatë orëve të mesditës, sidomos në zonat malore. Në këto zona, nuk përjashtohen reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët, pa ndikim të ndjeshëm në aktivitetet e përditshme.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të ketë intensifikim, duke arritur deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim që varion nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.