E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri frances François Bayrou, humbet votëbesimin
Lajme

Kryeministri frances François Bayrou, humbet votëbesimin

Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që vetë kërkoi në Asamblenë Kombëtare, çka ka sjellë rrëzimin e qeverisë që ai drejtonte. Deputetët votuan me 364 vota në favor të largimit të ekzekutivit, kundrejt 194 votave që mbështetën qeverinë, duke i dhënë fund mandatit të Bayrou-t dhe duke shkaktuar një krizë të re politike në Francë, sipas raportimit të BBC.

Kjo humbje përbën një tronditje të madhe për kampin politik të Presidentit Emmanuel Macron, i cili tani përballet me sfida serioze për të rindërtuar një shumicë parlamentare ose për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Qeveria E Frances1

Më herët, Bayrou kishte theksuar se “rreziku më i madh është të mos marrësh asnjë rrezik”, duke e cilësuar votën si një moment vendimtar për të ardhmen politike dhe institucionale të vendit. Megjithatë, rezultati i votimit dëshmoi se ai nuk kishte siguruar mbështetjen e nevojshme për planin e tij reformues dhe për stilin e tij të drejtimit të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.