E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i ndërtimit pa leje në Durrës:
Flash

Skandali i ndërtimit pa leje në Durrës:

Drejtori i ASHK Durrës Ilir Gjinali

Drejtori “i paprekshëm” i ASHK-së dhe drejtësia që fle me dy standarte

Nga av Arben Llangozi

Në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh askund, institucioni që duhet të mbrojë ligjin, vetë e shkel me të dyja këmbët. Drejtori i ASHK-së në Durrës ndërton pa leje, dhe ndërkohë drejtësia bën sikur nuk sheh, SPAK hesht, dhe organet e tjera ligjzbatuese fshihen pas shurdhësisë.

Objekti i drejtorit të ASHK Durrës Ilir Gjinali pa leje

Prokurorja e Durrësit ka denoncuar se drejtori i ASHK-së ka ndërtuar pa leje në Kepin e Rodonit dhe, sipas saj, gëzon mbrojtje të posaçme “nga lart”, ndaj asnjë institucion nuk guxon të veprojë.

Një qytetar i thjeshtë që shton një dhomë pa leje i shembet shtëpia brenda ditës dhe i arrestohet bashkëshorti, ndërsa drejtori i hipotekës institucioni i vetë legalizimeve! ndërton pa leje dhe ngrihet në piedestal si i paprekshëm.

Pyetja është e thjeshtë, çfarë drejtësie kemi? Një drejtësi me dy standarte, për qytetarët fadromë, për drejtorët mburojë politike. Kjo nuk është thjesht selektivitet, kjo është tallje me qytetarët dhe shkatërrim i çdo besimi te shteti.

ASHK Durrës

Është e rëndë, sepse nuk kemi të bëjmë me një qytetar të zakonshëm, por me një zyrtar që ka për detyrë të ndëshkojë pikërisht këtë fenomen. Është si polici që shpërndan drogë, si gjykatësi që shkel ligjin, si doganieri që kontrabandon mallra. Një absurditet i pastër shqiptar.

Objekti i drejtorit të ASHK Durrës Ilir Gjinali pa leje

Dhe SPAK? Ai SPAK që trumbetohet si shpresa e drejtësisë së re? Sot hesht. Hesht me të njëjtin komfort si drejtësia e vjetër, duke na treguar se nuk ka ndryshuar asgjë përveç fasadës.

Nëse ky rast kalon pa ndëshkim, atëherë reforma në drejtësi ka dështuar përfundimisht. Sepse çfarë vlere ka të ndëshkosh një qytetar për një garazh pa leje, kur drejtori i hipotekës ndërton objekte të tëra dhe mbrohet politikisht?

Ligji ose është i njëjtë për të gjithë, ose nuk është më ligj. Dhe në këtë rast, drejtësia nuk është e verbër është thjesht e shitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.