E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane
Lajme

Lihet në burg punonjësi që përdhunoi turisten italiane

Isha i droguar, s’mbaj mend gjë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza, pas arrestimit dhe akuzave për përdhunimin e një shtetaseje italiane 18-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një shezlong afër hotelit ku Preza punonte dhe 18-vjeçarja po qëndronte pasi kishte shkuar për pushime.

Para togave të zeza, 26-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë i droguar.

“Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari.

Nga ana tjetër vajza 18-vjeçare nga Campagna Lupia ka treguar se ndodhej në një lokal bashkë me shoqet dhe kishte konsumuar alkool. Më pas ishte larguar për të marrë ajër në shezllonet e një biznesi buzë detit, ku u pikas nga Preza, i cili punonte si punonjës sezonal në të njëjtin subjekt.

Turistja ka deklaruar se 26-vjeçari fillimisht i ka folur për pak minuta, por më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar dhe thirrjeve për ndihmë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar dëmtime fizike në trupin e saj dhe gjurmë dhune në trupin e të dyshuarit, të shkaktuara gjatë përleshjes.

Preza, i cili është i martuar dhe baba i tre fëmijëve, rezulton të ketë precedentë penalë në armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.