Ermal Dredha jep dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij ditën e sotme. Lajmi i papritur ka tronditur skenën politike lokale, ndërkohë që arsyet e këtij vendimi ende nuk janë bërë të ditura. Mësohet se Rama ja kishte kërkuar me kohë dorëheqjen Dredhës.
Pas dorëheqjes, pritet që Këshilli Bashkiak të thërrasë një mbledhje urgjente për të caktuar një drejtues të përkohshëm deri në organizimin e zgjedhjeve të reja vendore.
Largimi i Dredhës nga drejtimi i bashkisë më të madhe të jugut hap një garë të re politike për Vlorën, duke sjellë potencialisht lëvizje dhe riorganizime brenda Partisë Socialiste. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë përpara se të prezantohet kabineti i ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”, duke shtuar më tej interesin mbi ndikimin e kësaj dorëheqjeje në dinamikat politike të PS-së dhe të qytetit bregdetar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



