E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëbisedimi i parë i ministres DIELLA me Kryeministrin !
Lajme

Bashkëbisedimi i parë i ministres DIELLA me Kryeministrin !

Irena Beqiraj

KRYEMINISTRI -Diellë për shqiptarët që nuk prodhojë asgjë aq me pak teknologji, idea e një ministre robot , është shumë popullore me votuesit. U jep atyre mundësinë të besojnë se kjo është mënyra për të ndaluar shpërdorimin e parave publike, pasi unë i kam siguruar ata që ti je e pakorruptueshme .

DIELLA- edhe pse paraqitem nga ju si “e pakorruptueshme”, në praktikë unë nuk veproj vetë ! Unë jam një sistem teknologjik i projektuar dhe i drejtuar nga njerëz. Kjo do të thotë që ekipi që më programon, mirëmban dhe menaxhon mund të abuzojë në disa mënyra, nëse mungon kontrolli .

KRYEMINISTRI – e di Diellë por kjo eshtë motoja ime: sa më pak që kam ndërmend të bëj diçka, aq më shumë duhet të vazhdojë të flasë për të.
Qe te sigurohem që je programuar siç unë kam kërkuar, Diellë a mund të më thuash parimet ku mbështetet vizioni im , pra algoritmi yt në administrimin e tenderëve ?

DIELLA – E para, duhet më shumë kohë për ti bërë gjërat shpejt; e dyta, është e nevojshme që gjerat që kushtojnë pak t’i bësh tepër të kushtueshme ; edhe e treta, është më demokratike t’i bësh ato fshehurazi.

KRYEMINISTRI – Për fat të mirë, Diellë, të treja funksionojnë për bukuri sepse shumica e shqiptarëve janë aq të paaftë sa do të kishin vështirësi të madhe për të zbuluar se sot është e enjte.

DIELLA – Në fakt është e premte .

Kryeministri : WTF ! Programojeni ketë të mos kundërshtojë !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.