E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lideri Global” justifikohet në OKB: Revolucioni Flamingo, u fabrikua
Lajme

“Lideri Global” justifikohet në OKB: Revolucioni Flamingo, u fabrikua

“Algoritmi aktivizoi urrejtjen, qytetarët protestuan edhe ndaj një armiku fantazmë”

Kryeministri Edi Rama e ka vendosur “Revolucionin Flamingo” në qendër të fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, teksa diskutoi për ndikimin që inteligjenca artificiale dhe algoritmet e rrjeteve sociale mund të kenë mbi shoqërinë dhe reagimet qytetare.

Duke folur për zhvillimin e teknologjisë dhe sfidat që ajo sjell për institucionet dhe demokracinë, Rama iu referua protestave të zhvilluara prej 118 ditësh në Shqipëri, duke argumentuar se një narrativë e pavërtetë mund të shndërrohet përmes rrjeteve sociale në një faktor mobilizimi politik.

Kryeministri përmendi edhe “Diellën”, të cilën e prezantoi si ministren e Inteligjencës Artificiale të Shqipërisë dhe e përdori si shembull të mënyrës se si teknologjia mund të integrohet në funksionimin e shtetit.

“Diella, ministrja jonë e njohur botërisht e AI. Nuk e bëmë për të zhvendosur sovranitetin nga njeriu te makina, por për ta bërë shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk ka përgjegjësi kushtetuese”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri e zhvendosi fokusin te rreziku i manipulimit të perceptimit publik përmes algoritmeve dhe rrjeteve sociale. Në këtë kontekst, ai solli si shembull protestat e “Revolucionit Flamingo”, duke pretenduar se lëvizja u ndikua nga një narrativë e rreme për një pushtim të bregdetit shqiptar nga Izraeli.

Sipas Ramës, bëhej fjalë për një pretendim që nuk kishte ndodhur në realitet, por që u përhap në kanale të komunikimit të përdorura nga qytetarët dhe ndikoi në mënyrën se si u perceptua situata.

“Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë”, deklaroi kryeministri.

Rama argumentoi se zemërimi qytetar mund të ndërtohet mbi një informacion të pavërtetë dhe më pas të marrë përmasa konkrete në jetën politike.

“Qytetarët kanë arsye të protestonin, por protestuan edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemëratë, kjo në mobilizim dhe trillimi në realitet politik”, tha ai.

Në vijim të fjalës së tij, Rama theksoi se sipas tij algoritmet nuk krijojnë domosdoshmërisht urrejtjen, por mund të identifikojnë dhe aktivizojnë emocionet që ekzistojnë te përdoruesit.

“Nuk ishte eksperiment politik, algoritmi nuk shpiku dhe ndezi urrejtjen, por zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë”, u shpreh kryeministri.

Referenca e Ramës ndaj protestave në Shqipëri u bë në një kontekst më të gjerë të diskutimit mbi marrëdhënien mes teknologjisë, inteligjencës artificiale, rrjeteve sociale dhe jetës publike. Fjalimi i tij në OKB e vendosi kështu “Revolucionin Flamingo” si një prej shembujve që kryeministri përdori për të argumentuar mbi ndikimin që informacioni i shpërndarë në mënyrë algoritmike mund të ketë mbi perceptimin dhe mobilizimin qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.