E mërkurë, 28 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
162.7 tonë ADITIVË QË  po HELMOJNË shqiptarët në pasticeri
Flash

162.7 tonë ADITIVË QË po HELMOJNË shqiptarët në pasticeri

Publik.al

Nuk është më vetëm çështja e grurit, miellit apo aditivëve për fryrjen e brumit, madje as thjesht buka e “fshatit” që na shitet si e pastër.

E vërteta është shumë më e hidhur: industria e ëmbëlsirave dhe pasticerisë po “gatuan” tronditjen e radhës.

162.7 tonë aditivë për pasticeri, vetëm nga 1 janari 2022!

Të dhënat zyrtare nga Doganat flasin qartë: brenda pak vitesh janë importuar 162.7 tonë aditivë të destinuar ekskluzivisht për pasticeri dhe ëmbëlsira.

Lista është e frikshme:

  • “Guard Gum 5000 CPS”
  • “Aditivë për torta dhe ëmbëlsira”
  • “Trashës për pasticeri”
  • “Xhelifikues për akullore dhe pasticeri”
  • “Përgatitje aromatike për pasticeri”
    … dhe shumë të tjera me emra po aq teknikë sa të dyshimtë.

Dy kompani i importojnë. Publik.al do të dokumentojë në ditët në vijim, çdo detaj në lidhje me këtë skandal dhe do thellohet në dy kompanitë dhe lidhjet e tyre korruptive.  Ndërsa është në pritje të shkresës drejtuar AKU nëse prodhuesit e vegjël  kontrollohen për përbërjen dhe sasinë e përdorimit? Ky është pikërisht hetimi që duhet hapur  dhe që ne do ta ndjekim hap pas hapi.

Bota alarmohet për ëmbëlsuesit artificialë – ne mbyllim sytë

Ndërsa CNN raporton se konsumi i ëmbëlsuesve pa kalori çon në një plakje të trurit me ritëm 62% më të shpejtë, përkthehet në 1.6 vite humbje të funksioneve njohëse, në Shqipëri askush nuk flet.

Sipas studimit të Dr. Klaudia Kimie Suemoto, drejtoreshë e Biobankës së Plakjes në Universitetin e Sao Paulos, rreziku për kujtesën dhe aftësitë mendore është real dhe i dokumentuar.

Ëmbëlsira jonë e përditshme mund të ketë shije mjalti  por po sjell helm për trurin.

Shqipëria nuk mund të rrijë spektatore. Kërkohet transparencë, kontrolle dhe alarm publik sot, jo nesër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.