Tensione në “Plumbin e Artë”/ “Mos je ti ai që vrau ish-deputetin?”
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet të martën seanca për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, po pyetet nga avokatët e të pandehurve të tjerë. Në këtë kontekst, avokati Petrit Qoli i drejtoi një pyetje të fortë:
“Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetit Fatmir Xhindi? Ju keni thënë që të gjithë personat që keni qëlluar kanë qenë në 5 metra distancë, ndërsa Xhindi u vra nga kaq larg. Si e shihni situatën?”
Gjykata vendosi të refuzojë përgjigjen për pyetjet, duke mos lejuar Tase të deklarohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



