E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump shkakton “trafik diplomatik”! Erdogan i irrituar, Macron e merr me humor
Bota

Trump shkakton “trafik diplomatik”! Erdogan i irrituar, Macron e merr me humor

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, masat e rrepta të sigurisë për autokolonën e presidentit amerikan Donald Trump krijuan situata të pazakonta për liderët botërorë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u pa dukshëm i irrituar teksa qëndroi disa minuta në pritje, pasi rrugët u bllokuan plotësisht për lëvizjen e autokolonës amerikane.

Ndryshe reagoi presidenti francez Emmanuel Macron, i cili një natë më parë u gjend në të njëjtën situatë pas fjalimit të tij në OKB, ku shpalli vendimin për njohjen e shtetit të Palestinës. Macron u tregua sportiv, duke telefonuar me shaka Trumpin:

“Jam bllokuar në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ty”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.