E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furnizonte bandat kriminale në Lushnje, arrestohet i shumëkërkuari
Flash

Furnizonte bandat kriminale në Lushnje, arrestohet i shumëkërkuari

Një person shumë i kërkuar nga Policia e Kuçovës dhe i akuzuar për furnizim me armë të grupeve kriminale në Lushnjë, është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje.

Në pranga përfundoi Marjan Hema, 48-vjeçar me precedentë të shumtë penalë dhe i arrestuar të paktën pesë herë për vjedhje. Sipas BalkanWeb, nga maji deri në gusht të këtij viti, Hema ka vjedhur tre motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë.

Marjan Hema ka zhvilluar aktivitet kriminal në disa qytete të vendit, ndërsa për të shmangur kapjen ka ndryshuar disa herë vendbanimin, duke u shpërngulur nga Lushnja në Elbasan. Ai vidhte automjete, motorë dhe targa, të cilat dyshohet se ia shiste ish-anëtarëve të mbetur të Bandës së Lushnjës, për t’i përdorur në veprimtari kriminale.

Në shkurt të vitit 2022, Hema u arrestua në Savër të Lushnjës, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Policia i gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, duke përfshirë një armë zjarri automatike, 12 krehëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë, dy silenciatorë, një tytë të montuar, tri shula automatiku, një kallëp tritoli, një fitil zjarrpërcjellës, një granatë difensive dhe dy radio dore, të cilat dyshohet se ia shiste personave me lidhje me ish-anëtarë të Bandës së Lushnjës.

Ndaj Marjan Hemës janë ngritur akuza për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.