Zbulohet magazina e kanabisit dhe kokainës, 5 të arrestuar
Një magazinë që shërbente si pikë për fshehjen e lëndëve narkotike dhe përgatitjen e tyre në doza është zbuluar në Tiranë. Operacioni policor, i koduar “Warehouse”, ka çuar në arrestimin e pesë shtetasve, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës.
Gjatë kontrollit në një magazinë në rrugën “Myslym Keta”, policia sekuestroi:
9 kilogramë Cannabis Sativa
një sasi kokaine
dy armë zjarri
dy armë të ftohta
dy automjete
gjashtë celularë
dhe sende të tjera të dyshimta
Sipas asaj që raprton balkanweb, të arrestuarit janë:
Xhoi Zina, 25 vjeç
Redion Kuqi, 21 vjeç
Erdi Gjiriti, 37 vjeç
Ardit Citaku, 22 vjeç
Angjelina Koçi, 22 vjeçe
Të gjithë banues në Tiranë, ata janë kapur në flagrancë në kuadër të këtij aksioni, i bazuar në informacione që policia i kishte siguruar paraprakisht.
Në magazinën e Redion Kuqit, i cili operonte edhe në industrinë e prodhimit të paletave të drurit, u gjet një valixhe që përmbante 9 kg kanabis dhe një pistoletë. Hetuesit dyshojnë se lënda narkotike ishte transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina së bashku me Angjelina Koçin.
Gjatë ndërhyrjes, policia kap edhe Ardit Citakun dhe Erdi Gjiritin në magazinë; kontrolli fizik i këtij të fundit zbuloi një sasi të dyshuar kokainë. Kontrolli në banesën e Xhoi Zinës sjell edhe një pistoletë dhe dy armë të ftohta në sekuestro.
Hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”.
Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.
Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



