Rama gjen formulën, ja si do i mbajmë në shtëpi të rinjtë
Kryeministri Edi Rama theksoi në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë se qeveria synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të studiuar dhe zhvilluar kërkime shkencore në Shqipëri, duke kërkuar partneritete me universitetet europiane.
“Kur u themelua Nano-Alb pesë vite më parë, ishte një sinjal i një Akademie të ripërtëritur shkencash, që synon të ecë përpara dhe jo të ngelë në të shkuarën. Nano-teknologjia është kampione dhe universitetet shqiptare po zhvillojnë sisteme për nano-shkencën. Vizioni ynë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi, me mbështetjen e partnerëve europianë,” tha Rama.
Ai theksoi rëndësinë e investimit në arsimin inovativ që do të fuqizojë ekonominë dhe industrinë shqiptare, duke siguruar që çdo euro të kthehet në përparim të prekshëm. “Shqipëria është një vend miqësor dhe pres me padurim bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave për të arritur rezultate më të mira,” shtoi ai.
Rama nënvizoi edhe rolin udhëheqës të Shqipërisë në fushën e shkencës dhe teknologjisë në rajon, duke përmendur krijimin e ministrisë së parë në botë për inteligjencën artificiale (AI). “Diella nuk është një lodër, por një instrument transparent që transformon pushtetin e shtetit në shërbim të qytetarëve. Shpresojmë të ofrojmë një sistem tenderimesh publik transparent dhe me integritet si kurrë më parë,” tha ai.
Sipas Ramës, fuqizimi i AI është themeli i qeverisjes së së ardhmes, dhe vizioni për Shqipërinë 2030 është i ndërtuar mbi integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore. Ai siguroi se do të kanalizohen më shumë burime dhe reforma për të ndërtuar një ekosistem nanoteknologjie me bazë në Tiranë, që po zgjerohet më gjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



