Apeli dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, pas një reduktimi prej 5 vitesh nga vendimi i Shkallës së Parë. Ulja e dënimit u bë në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve.
Trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, vendosi të ndryshojë pjesërisht vendimin e mëparshëm për disa nga akuzat.
Po ashtu, Apeli uli në 12 vite edhe dënimin për Mauro De Renzis, bashkëpunëtor i Becchettit, i cili në Shkallë të Parë ishte dënuar me 16 vite burg.
Apelimi u bë nga avokatët e Becchettit, pas vendimit të Shkallës së Parë që e kishte dënuar me 17 vite burg, nën akuzat për krijimin e një skeme mashtruese me TVSH dhe pastrim parash përmes kompanive të tij.
Francesco Becchetti u akuzua për katër vepra penale:
- “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”,
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
- “Falsifikim dokumentesh”,
- “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



