Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin me 12 vite burg për Francesco Becchettin
Mbetet në fuqi vendimi i Apelit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar mundësinë e ndryshimit të vendimit të Apelit për biznesmenin italian Francesco Becchetti, duke lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg të dhënë ndaj tij.
Me këtë vendim përfundon shqyrtimi në Gjykatën e Lartë lidhur me dënimin e biznesmenit, të cilit më herët Gjykata e Apelit i kishte ulur me pesë vite masën e dënimit, nga 17 në 12 vite burg.
Francesco Becchetti është shpallur fajtor për përfshirjen në një skemë mashtrimi me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), si dhe për pastrim parash.
Në kuadër të çështjes penale, ndaj biznesmenit italian janë ngritur akuza për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Vendimi i Gjykatës së Lartë lë kështu të pandryshuar dënimin me 12 vite burg, duke konfirmuar vendimmarrjen e mëparshme të Apelit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



