E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Miniera, operacione dhe…’, Monika zbulon se kush ia bëri ‘gjëmën’
Flash

‘Miniera, operacione dhe…’, Monika zbulon se kush ia bëri ‘gjëmën’

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ngritura ndaj saj nga SPAK, duke i konsideruar si të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

E ftuar në emisionin “Log.” në News24, Kryemadhi foli me tone të forta kundër hetimeve, të cilat, sipas saj, nuk mbështeten në prova konkrete, por në “perceptime publike” dhe “sulme të koordinuara”.

“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston,” – u shpreh Kryemadhi.

Ajo e mohoi kategorikisht përfshirjen në vepra si pastrim parash apo fshehje pasurie, duke theksuar se SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete për ta lidhur atë me këto akuza.

“Që të bësh pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Cila është ajo? Që të fshehësh pasurinë, duhet të gjesh më parë pasurinë e fshehur,” – shtoi Kryemadhi.

Sipas saj, procedimi penal është nxitur nga një kallëzim i dorëzuar nga Erion Veliaj, në bashkëpunim, siç e quan ajo, me “grupin e inceneratorëve”. Kryemadhi përmendi disa prej pretendimeve publike të bëra ndaj saj, duke i cilësuar si spekulime absurde dhe të pabaza.

“Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën? Akuzuan që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn dhe ka marrë para prej tij. Doli që nuk ka fjetur në të njëjtën dhomë dhe nga llogaritë e Ismailajt nuk ka kaluar asnjë qindarkë në llogaritë e Metës,” – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.