Zbulohet DATA, Bajram Begaj cakton datën e zgjedhjeve në 6 Bashki
Siç kishte informuar me heret Publik.al presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të dekretojë datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore. Krahas kryeqytetit, në garë do të futen edhe pesë bashki të tjera: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.
Megjithëse dekreti ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare, burime pranë Presidencës konfirmojnë se vendimi tashmë është marrë dhe pritet të formalizohet brenda ditës.
Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve dhe zhvillimeve të fundit politike në këto bashki, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.
Më shumë detaje priten pas publikimit zyrtar të dekretit presidencial.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



