E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës
Flash

SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës

Një tjetër operacion i përbashkët i SPAK dhe Policisë së Shtetit është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit, në kuadër të hetimeve për veprimtari kriminale të strukturuar.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, policia është ndalur dhe në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur me emrin ‘Rrumi’ i Shijakut.

Operacioni konsiderohet si pjesë e një hetimi të zgjeruar që prek disa emra të njohur të botës së krimit, me fokus pastrimin e parave, grupet e strukturuara kriminale, dhe veprimtarinë e tyre në zonën e Durrësit dhe më gjerë.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare nëse ka të arrestuar apo mbi objektivat konkrete të këtij operacioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.