E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet tashmë? Rama paralajmëron krjimin e listës së zezë
Lajme

Çfarë pritet tashmë? Rama paralajmëron krjimin e listës së zezë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të ashpra ndaj ndërtuesve dhe zhvilluesve që shkelin lejet ose abuzojnë me hapësirat publike. Në një deklaratë publike, ai bëri të ditur krijimin e një “liste të zezë” kombëtare, ku do të përfshihen individë dhe kompani që kanë shkelur ligjin në procesin e ndërtimit.

Çfarë përfshin “lista e zezë”?

Rama tha se në këtë listë do të përfshihen:

Zhvilluesit që kryejnë punime jashtë lejes së miratuar

Administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues të subjekteve ndërtuese

Ata që kanë ndryshuar fasadën apo shtuar objekte pa miratim

Të gjithë këta do të përjashtohen për 5 vite nga e drejta për të aplikuar për leje ndërtimi. Regjistri do të mbahet nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe do të jetë i aksesueshëm publikisht.

Kjo masë, sipas Ramës, synon të vendosë standard dhe kontroll real mbi zhvillimet urbane, duke garantuar që hapësirat publike nuk tjetërsohen apo rrethohen nga ndërtuesit.

“Është një tjetër ky bllok, i cili hyn te ligji për kontrollin e punimeve të ndërtimit. Kemi dhe një tjetër bllok, që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Ku janë rregullimi dhe inventarizimi i hapësirave publike. Sot me këtë masë të re, hyn në fuqi, regjistrimi i hapësirës publike.

Kur kemi një zhvillim të caktuar, mbi një pronë private, për një godinë. Çdo metër katror i asaj godine, është pronë publike dhe jo të ketë gardhe dhe leje të tjera për privatin, pasi vetë koncepti i përqindjes së shfrytëzimit të pronës, tregon se sa do të shfrytëzosh. S’mund të pretendojë askush se e ka pronën e vetë, pas i ka marrë të ardhurat si pjesë e investimit të vetë. Në asnjë hapësirë pallati apo ku është ndërtuar, asnjë biznes nuk ka të drejtë nëse nuk ka leje.

Ajo pronë nuk tjetërsohet në aspektin që nuk shtetëzohet. Aty ku nuk ka leje ndërtimi, në ato prona, hapësira, të garantohet pastërti dhe siguri. Të mbjellë pemë, lulishte, në këto prona komunitare, por pa qëllim fitimi. Është e paimagjinueshme që në pak vite bëhemi pjesë e BE, të diskutojmë mbi disa principe themelore të funksionimit të një vendi demokratik. Nuk mund të vësh në emër të pronës një gardh rreth e qark dritares së katit të parë dhe të rrisësh bagëti!

Më tutje është krijimi i regjistrimit kombëtar i lejeve të ndërtimit, që është databazë dixhitale kombëtare, ku do të regjistrohen lejet e lëshuara. Çka do të jetë një pikë referimi për të gjithë. Kudo ku ka një zhvillim, gjithsekush do të kontrollojë. Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë për të mos aplikuar për leje ndërtimi nga ana e shkelësve.

Lista e zezë do të përfshirje zhvilluesit dhe individëve ë kanë shkelur ligjin, administratorët, ortakët, pronarët përfitues, që do të përjashtohen nga marrja e lejeve të ndërtimit, për një periudhë 5 vjeçare. Kjo listë do të mbahet nga Sekretariati teknik i këshillit të territorit dhe ujit, do të jetë një regjistër publik i aksesueshëm nga të gjithë.

Ky proces ndalimi do të thotë se nëse një subjekt ka kryer punime në kundërshtim të lejes së miratuar nga organi kompetent dhe ka shtuar apo ndryshuar dhe fasadën, këto shkelje pasohen me gjoba dhe ndëshkime të tjera, por e bëjnë subjektin, një subjekt të listët së zezë.”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.