E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po e mëson Fatmir Xhafaj Erion Veliajn për të jusifikuar akuzat?!
Lajme

A po e mëson Fatmir Xhafaj Erion Veliajn për të jusifikuar akuzat?!

Një akt noterial i publikuar së fundmi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi vlerën dhe qëllimin e tij juridik. Por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje, është ngjashmëria e habitshme e këtij akti me një deklaratë të bërë disa muaj më parë nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në emisionin “Opinion”.

Në atë intervistë, Xhafaj fliste për praktika të ndryshme që përdoren për të krijuar alibi apo për të ndërtuar narrativën e duhur politike përmes akteve noteriale që në thelb nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por që përdoren për konsum publik.

A po ndjek Veliaj “udhëzimet” e Xhafajt?

Sapo Veliaj publikoi aktin noterial, për të cilin ai pretendon se “hedh poshtë akuzat” që e lidhin me afera të ndryshme, shumë analistë dhe komentues politikë vunë re menjëherë përputhjen me modelin që përshkroi Xhafaj në deklaratën e tij.

Dyshimi është se ky akt nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të manipuluar perceptimin publik dhe për të shfryrë presionin mediatik e politik që ka rënë mbi Veliajn në muajt e fundit.

Fakti që vetë Xhafaj, si figurë me përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe politikës, ka përmendur më herët përdorimin e akteve noteriale si mjete për të ndërtuar alibi ose për të “larë duart” nga përgjegjësia, ngre pikëpyetje të mëdha:

A po e këshillon Xhafaj Veliajn në prapaskenë? Apo ishte deklarata e tij një “manual i hapur” për çdo politikan që ndodhet nën presion?

Për momentin, nuk ka prova të drejtpërdrejta për lidhje të tilla, por rastësia është shumë e madhe për t’u injoruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.