E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Berisha po bën pazar me Ramën, duke nxjerrë Binajn kandidat”
Lajme

“Berisha po bën pazar me Ramën, duke nxjerrë Binajn kandidat”

Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar se po bën pazar me Edi Ramën për zgjedhjet vendore në Tiranë. Në një reagim publik, ajo kritikon ashpër emrat që po qarkullojnë si kandidatë të mundshëm të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, duke i quajtur një riciklim të figurave të dështuara.

“Filloi tallja masive me zgjedhjet e radhës. Po riciklojnë të njëjtat figura që aktivizuan kur i trëmbi dalja ime më vete në 2023. Atëherë ju thashë kush ishte pas tyre. Tashmë, pa pikë turpi, edhe Binaj edhe Çepani janë prapë në lojë”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, këta kandidatë nuk janë për zgjedhje reale, por për të përçarë qëllimisht votën opozitare dhe për të siguruar fitoren e PS-së.

“Kësaj radhe për bashkinë, ose e thënë më qartë, për të përçarë votën e opozitës dhe për t’i siguruar fitoren Ramës në bazë të pazareve të radhës. Ka një bojkotim të brendshëm në atë opozitë dhe pa luftuar djallin që keni në shtëpi, nuk do fitoni kurrë kundër Ramës”, vijon ajo.

Ndërkohë, aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë publike, ai shprehet se vendimi vjen si një thirrje për ndryshim dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet lokale.

Binaj u bën thirrje qytetarëve, intelektualëve dhe partive që duan realisht ndryshimin, të bashkohen me iniciativën e tij. Në garë për Bashkinë e Tiranës janë gjithashtu Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.