E pyeti për emrin më pas e qëlloi, si u vra shqiptari në Kolumbi
Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë në Kolumbi nga një shtetas venezuelian. Viktima është identifikuar si Artur Tushi, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat për larje hesapesh. Mediat e huaja shkruajnë se autori e ka pyetur fillimisht viktimën për emrin, përpara se ta qëllonte me armë zjarri.
Gjatë atentatit, ka mbetur e plagosur edhe një grua që po shoqëronte Tuçin në momentin e sulmit.
Sipas një analize të InSight Crime, rrjetet shqiptare të trafikut të drogës kanë marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Amerikën Latine, duke e përdorur Ekuadorin si bazë kyçe për operacionet e tyre transatlantike. Këto grupe kriminale ballkanike, të cilat operojnë në mënyrë të decentralizuar, kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar direkt me prodhuesit e kokainës, përfshirë grupe si disidentët e FARC dhe Los Urabeños në Kolumbi, me synimin për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


