Shqiptari tenton të djegë me benzinë gruan, shpëtohet nga i mituri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Venecia të Italisë, ku një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, ndërsa vetëm ndërhyrja e djalit të mitur ka shmangur përfundimin tragjik.
Sipas raportimeve të mediave italiane, burri fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj gruas, duke e shtyrë dhe kërcënuar se do ta vriste. Më pas, situata është përshkallëzuar edhe më tej, kur ai e ka spërkatur bashkëshorten me benzinë, me qëllim djegien e saj.
Në këtë moment kritik ka ndërhyrë djali 15-vjeçar i çiftit, i cili ka përfituar nga një çast shpërqendrimi për t’i fshehur çakmakun të atit, duke parandaluar kështu aktin fatal. Ndërkohë, gruaja ka arritur të njoftojë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit, ndërsa autori është arrestuar nga karabinierët dhe është vënë në pranga me akuzën e tentativës për vrasje. Mësohet se çifti kishte rreth 20 vite martesë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



