E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në kërkim që prej vitit 1999, ekstradohet shqiptari nga SHBA-ja
Lajme

Në kërkim që prej vitit 1999, ekstradohet shqiptari nga SHBA-ja

Italia e ka dënuar me 30 vjet burg

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar që çoi në arrestimin e 44-vjeçarit Kamer Duhanxhiu, i dënuar nga drejtësia italiane me 30 vite burg për vrasje dhe tentativë vrasjeje, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në qytetin e Asti-t.

Duhanxhiu, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se dy dekadash, fshihej në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte lokalizuar dhe ndaluar më herët këtë vit në Florida, falë bashkëpunimit mes Fast Albania, Policisë Kriminale, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së SHBA, Policisë Italiane dhe agjencive të tjera të specializuara.

Pas procedurave të përbashkëta midis autoriteteve shqiptare, italiane dhe amerikane, 44-vjeçari u deportua me fluturim çarter drejt Shqipërisë më 19 nëntor 2025. Sapo zbriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua menjëherë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Roma.

Duhanxhiu pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e tij 30-vjeçar.

Policia e Shtetit e cilësoi këtë rast si një tjetër shembull të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.