E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juventusi në krizë/ “Dridhet” Tudor, dy emra në garë për stolin
Lajme

Juventusi në krizë/ “Dridhet” Tudor, dy emra në garë për stolin

Rezultatet e dobëta të fundit kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Igor Tudor në stolin e Juventusit.

Edhe pse për momentin klubi nuk ka marrë në konsideratë një shkarkim të menjëhershëm, mungesa e fitoreve po rëndon situatën dhe presioni mbi trajnerin kroat po rritet ndjeshëm.

Nëse situata përkeqësohet, drejtuesit bardhezinj kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të mundshme. Dy emra kanë dalë në skenë si kandidatë për të marrë drejtimin. I pari është Luciano Spalletti, aktualisht i lirë pas aventurës me kombëtaren italiane dhe një profil me përvojë që do të mirëpritej në Torino.

Gjithashtu edhe Rafaele Palladino, ish-trajneri i Fiorentinës, një figurë më e re, por me ide të freskëta dhe tërheqëse për një projekt afatgjatë.

Zhvillimet në javët në vijim do të jenë vendimtare për fatin e Tudor te “Zonja e Vjetër”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.