E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ka tallë b***** Altini me ty’, plas keq sherri në studio: Je tapë
Lajme

‘Ka tallë b***** Altini me ty’, plas keq sherri në studio: Je tapë

Analiza mbi situatën politike në vend ka shkaktuar debat të ashpër mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Quo Vadis”, të moderuar nga Pranvera Borakaj, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Diskutimi u fokusua kryesisht tek zgjedhjet e pjesshme lokale dhe kandidatët e opozitës, ku Shkurti kërkoi nga Blushi nëse opozita ka bërë një analizë për humbjet deri tani dhe cilat janë planet për të ardhmen. Përgjigjet e deputetit dhe kundërpërgjigjet e gazetarit çuan në një debat të fortë, ku nuk munguan as akuza personale.

Shkurti pyeti: “A bëtë analizë për humbjen?”

Blushi u përgjigj: “Po, bëmë analizë.”

Por Shkurti insistoi: “Cili ishte rezultati?”

Blushi tha se përveç përballjes me një regjim, opozita ka nxjerrë në pah disa problematika me organizimin dhe defekte që nuk do të përsëriten.

Kur Shkurti pyeti për më shumë detaje, Blushi u përgjigj se opozita ka pasur vështirësi në organizim përballë mazhorancës, por nuk dha shumë detaje specifike.

Moderatori Borakaj iu drejtua Blushit duke pyetur: “Pse ju kanë ikur njerëzit?”

Në këtë moment, përfshihet edhe debat për humbjen në Vlorë, ku Blushi pranoi humbjen përballë “mafies” dhe premtoi se opozita do të punojë me njerëzit.

Ndërsa diskutimi u ndez më tej, Blushi hodhi poshtë pretendimet për vjedhje votash duke thënë: “Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.”

Borakaj e pyeti: “Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?”

Blushi u shpreh se problemi kryesor nuk është opozita, por qeveria e Edi Ramës, duke theksuar se opozita ka mangësi, por nuk është ajo që shkakton dëmin më të madh për shqiptarët.

Në këto momente, Shkurti e sfidoi Blushin për fajësimin e opozitës, duke thënë se vetë Blushi është pjesë e problemit.

Debati u ashpërsua edhe më shumë kur u ndërprenë akuza personale: Shkurti e quajti Blushin “zëdhënës i Ilir Metës”, ndërsa Blushi pranoi me krenari, duke i kthyer Shkurtit se edhe ai ka qenë “zëdhënës i Altin Goxhajt”.

Në vazhdim, Shkurti e akuzoi Blushin për paaftësi dhe për përdorimin e retorikës së “propagandës së Edi Ramës”.

Blushi iu përgjigj duke i kërkuar Shkurtit të tregojë më shumë etikë dhe të mos përdorë retorikë banale, ndërsa Shkurti iu përgjigj me ironi për votat e Ilir Metës që e kanë mbajtur Blushin në politikë.

Borakaj përpiqej të qetësonte situatën, duke thënë se Blushi nuk është i dehur, por debati vazhdoi i tensionuar.

Shkurti përmendi edhe premtimet e pambajtura të opozitës për qeveri teknike dhe akuzoi opozitën për humbje të standardeve, duke thënë: “Opozita ka shpallur falimentin.”

Pjesë nga biseda:

Shkurti: A bëtë analizë për humbjen?

Blushi: Po, bëmë analizë.

Shkurti: Cili ishte rezultati?

Blushi: Fakti që përveç se kemi përballë një regjim, nxorëm disa problematika me organizimin. Defekte të cilat nuk do të përsëriten më.

Shkurti: A ka bërë një analizë opozita pse humbi?

Blushi: Po, kemi bërë.

Shkurti: Jo, nuk i dini. M’i thuaj pra cilat janë, ta dimë dhe ne.

Blushi: Thashë disa.

ShkurtiL Cilat janë?

Blushi: Patëm problemet tona si u organizuam përballë një mazhorance.

Borakaj: Pse ju kanë ikur njerëzit?

Ramaj: E tha Blushi: Kemi humbur me mafien në Vlorë, si do fitoni?

Blushi: Ne do punojmë me njerëzit.

Rumano: Sa vota ka vjedhur mazhoranca?

Blushi: Unë s’e di sa ka vjedhur. Ju tregova një rast.

Borakaj: Sa Vora janë në të gjithë Shqipërinë?

Blushi: Të shihni si problem opozitën… më vjen keq t’ju them që keni rënë pre e propagandës së Edi Ramës. Opozita ka 100 difekte, por dëmin më të madh shqiptarëve nuk ua shkakton opozita, por Edi Rama. Nuk është opozita shkak pse kanë ikur 1 milion shqiptarë.

Borakaj: Është edhe opozita. Në këtë studio kemi thënë me qindra herë problemet e kësaj qeverie, qytetarët në rrjete sociale kanë pafund pakënaqësi, çështja është pse refuzojnë të votojnë opozitën.

Blushi: Zgjedhjet dhe rezultati nuk janë produkt i vullnetit të qytetarëve. Ju përmendët edhe raste të tjera. Kur vetë institucionet e vëzhgimit deklarojnë se zgjedhjet nuk ishin të lira. Kur në PE thuhet se bandat penguan rotacionin politik. Kush e ka fajin që vidheni sot, opozita? Opozita e ka fajin që vidheni 90 mijë euro në ditë? Faji i PD apo PL që vijojnë shembjet në Kombinat?

Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët?

Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës?

Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi.

Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës.

Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës.

Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt.

Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës.

Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt.

Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie.

Blushi: Këshillohu me Altinin.

Shkurti: Ka tallë bythën Altini me ty.

Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale…

Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti.

Blushi: Paske pirë ti.

Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burgn. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin.

Blushi: Ky është panel banal.

Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë.

Blushi: Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio.

Borakaj: Nuk është i dehur.

Blushi: Vjen në studio erë tapë.

Shkurti: Më 11 maj gënjyen shqiptarët. Thanë: do bëjmë qeveri teknike me Ramën, nuk bëjmë zgjedhje. Hynë në zgjedhje. Nuk thanë asgjë pas fushate, pas zgjedhjeve thanë “Rama na vodhi zgjedhjet”. Çfarë ndryshoi maj, korrik, gusht, shtator? PD humbi dhe një standard. Në 2023 bëri primare. Në primaret e zgjedhjeve parlamentare ra standardi, nuk u pyet elektorati fare. Opozita ka shpallur falimentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.