Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Një incident i rëndë është regjistruar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku një punonjës sigurie u dhunua fizikisht nga një avokat.
Ngjarja ndodhi në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit me detektorët e metaleve, ku kalojnë personat që hyjnë në ambientet e gjykatës. Top channel shkruan se avokati Redi Llanaj kërkoi të kalojë në zonën e kontrollit, por u pengua nga punonjësi i sigurisë. Pas një debati verbal, situata degjeneroi dhe avokati sulmoi fizikisht punonjësin e sigurisë, duke shkaktuar dhunë në vendin e punës.
Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në policinë lokale për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen dhe për të marrë masat e mëtejshme ligjore.
Ngjarja vjen në një moment të tensionuar për sistemin gjyqësor, pak ditë pasi u shënua vrasja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja në të njëjtën gjykatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



