Vendet më të pajetueshme: Shqipëria, pranë Kenias dhe Pakistanit
Një raport i ri nga Data in Race, bazuar në të dhënat e Numbeo, ka renditur vendet me cilësinë më të ulët të jetës për vitin 2025, duke marrë në konsideratë faktorë si siguria, kujdesi shëndetësor, kostoja e jetesës, klima dhe infrastruktura.
Nigeria kryeson listën si vendi më i pajetueshëm në botë me vetëm 21.5 pikë, pasuar nga Bangladeshi, Venezuela dhe Sri Lanka. Ndërsa në grupin e vendeve me probleme të theksuara renditen edhe Egjipti, Irani, Kenia, Pakistani, Filipinet e të tjerë.
Mes këtyre shteteve është renditur edhe Shqipëria, e cila me 104.3 pikë pozicionohet në vendin e 14-të nga fundi. Kjo e vendos atë në të njëjtin grup me Pakistanin, Indonezinë dhe Tajlandën.
Ky rezultat është një sinjal alarmi, pasi tregon se realiteti i jetës së përditshme në Shqipëri nuk përputhet me premtimet për “zhvillim ekonomik” dhe “rritje të mirëqenies”.
Raporti evidenton:
Çmime në rritje
Paga të ulëta dhe mungesë mundësish për punësim dinjitoz
Pasiguri dhe mungesë shërbimesh publike cilësore
Në një kohë kur diskursi politik flet për “stabilitet ekonomik”, raportet ndërkombëtare tregojnë të kundërtën: qytetarët ndihen të lodhur, të pasigurt dhe të zhgënjyer nga institucionet.
“Cilësia e jetës nuk matet me fjalë, por me realitetin e përditshëm të njerëzve” – thuhet në përmbyllje të raportit.
Top 15 vendet me cilësinë më të ulët të jetës në 2025:
Nigeria – 21.5
Bangladesh – 73.9
Venezuela – 79.7
Sri Lanka – 87.5
Egypt – 89.1
Iran – 93.5
Peru – 98.9
Vietnam – 99.6
Philippines – 100.1
Lebanon – 100.7
Kenya – 101.2
Indonesia – 101.4
Pakistan – 103.4
Albania – 104.3
Thailand – 106.2

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



