E trishtë! Shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja, ndërron jetë heroi i Velipojës
Pas tre muajsh në koma, ka ndërruar jetë hero Arjan Kraja, i njohur si heroi i Velipojës, pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja. Kraja, punonjës i OSHEE-së, ka kaluar muajt e fundit të jetës së tij në gjendje të rëndë, pas një ishemie të shkaktuar nga përpjekja për të shpëtuar jetët e të miturve.
Një lajm i trishtuar është dhënë nga drejtori i OSHEE Shkodër, i cili ka shprehur ngushëllimet për humbjen e një kolegu dhe mik të dashur, duke theksuar përkushtimin dhe mirësinë që e karakterizonin.
“Me keqardhje të thellë, ekipi i OSHEE Shkodër ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës. Ai u dallua për ndershmërinë dhe dedikimin në punë, si dhe mirësinë që e bënte të dashur nga të gjithë,” shkruhet në reagimin e drejtorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



