E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elitës i futet tekniku në 11 të natës, Gjikos i ikën truri (FOTO)
Showbiz

Elitës i futet tekniku në 11 të natës, Gjikos i ikën truri (FOTO)

Elita Rudi ka provuar se di si të ngacmojë bashkëshortin e saj, Gjiko, me një shaka që ka shkaktuar kaos dhe shumë të qeshura. Në një video të postuar në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.

Gjiko, i shqetësuar dhe në panik, reagon menjëherë, duke e telefonuar disa herë dhe kërkuar sqarime: “Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejon njerëz brenda?” thotë ai, duke treguar frikën që e ka përfshirë.

Kur Elita vazhdon t’i thotë se “tekniku” është ende në shtëpi, Gjiko fillon të shqetësohet më shumë dhe, në një moment dramatik, njofton policinë.

Pas përfundimit të shakës, reagimi i Gjikos është më i bukur: “A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.” Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente nga ndjekësit, që e kanë quajtur “shakanë më të fortë të vitit”.

Në fund të videos, Elita kërkon falje nga bashkëshorti për “panikun” që i shkaktoi. Ndjekësit e përgëzojnë Elitën për kreativitetin dhe humorin që ajo sjell gjithmonë në jetën e saj të përditshme.

Elita bën Gjikon t’i dridhen këmbët: Ka ardhur teknikuElita bën Gjikon t’i dridhen këmbët: Ka ardhur tekniku

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.