E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viti i Ri në terr, plumba ndaj nënstacionit në Tiranë
Lajme

Viti i Ri në terr, plumba ndaj nënstacionit në Tiranë

Një nga incidentet e natës së ndërrimit të viteve ka qenë goditja me armë e linjës 110 kilovolt pranë zonës së Babrrusë në Tiranë.

Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 31 dhjetor dhe në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.

Për pasojë mbetën pa energji elektrike disa zona te kryeqytetit prane ish-Kinostudios, Freskut, Alliasit, Ali Demit, Saukut, Tufines, etj.

Sipas OSHEE-së, në 90 për qind të zonave të prekura situata u stabilizua gradualisht deri në mesnatë.

Vetëm paraditen e së hënës grupet e punës mundën të riparonin linjën 110 kilovolt në Babrru dhe energjia elektrike rikthye plotësisht. Policia po heton për këtë akt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.