Lajm i mirë për shqiptarët, qeveria heq dorë nga gjinia e tretë
Partia Socialiste tërhiqet nga koncepti i “gjinisë së tretë” në projektligjin për barazinë gjinore.
Partia Socialiste duket se është tërhequr nga përfshirja e “gjinisë së tretë”, e cila kishte ngjallur debate të shumta në opinionin publik.
Socialistët kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, ku tashmë përcaktohen vetëm dy gjini, burrë dhe grua.
Në këto amendamente, propozohet që formulimi aktual “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohet me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Ky ndryshim sinjalizon një tërheqje të qartë nga koncepti i mëparshëm, duke e kufizuar ligjin vetëm në dy kategori gjinore të njohura tradicionalisht.
Amendamentet pritet të shqyrtohen në komisionet përkatëse përpara se të kalojnë për votim në seancën plenare.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



