E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBP trajnimi: “Si të mësojmë të vjedhim bukur”
Lajme

OBP trajnimi: “Si të mësojmë të vjedhim bukur”

 

Në një vend ku prokurimi publik është kthyer në artin më të ndritshëm të epokës rilindase, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka vendosur të ngrejë nivelin e estetikës.

Jo më tendera të trashë, me abuzime të dukshme dhe fatura që djegin si dielli i gushtit por “vjedhje me shije”, të rafinuar, dhe me prezantim PowerPoint.

Në njoftimin e tyre të fundit, OBP na fton në një “konsulencë profesionale në prokurimet publike”. Sipas posterit zyrtar, kurset përfshijnë:

  • Asistencë në planifikim dhe përcaktim të fondit limit, ose ndryshe: si të rritet buxheti pa e kuptuar askush.
  • Asistencë në përcaktimin e kritereve për kualifikim ,pra, si të hartosh kushtet që i plotëson vetëm miku i shtëpisë.
  • Trajnim për praktikat më të mira të prokurimit të qëndrueshëm, qëndrueshëm, sepse tenderat e fituar nga të njëjtët nuk lëvizin kurrë nga vendi.

Pas gjithë këtyre, mungon vetëm një kurs final:

“Estetikë në korrupsion: Si të vjedhim me buzëqeshje dhe formular të rregullt.”

Ky do të ishte kulmi i formimit profesional në administratën publike.

Në rolin e pedagogeve, besohet të jenë ekspertet e përjetshme të sistemit të tenderave — ato që kanë diplomë në “arsim të lartë në justifikim procedural” dhe doktoraturë në “fshehje fondesh nën nenin e transparencës”.

Në fund, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë “të qendrueshme”, e vlefshme për çdo institucion që kërkon të blejë pa pyetur shumë.

Nëse fatura është e fryrë, mos u shqetësoni: e ka aprovuar OBP. Në fund të fundit, këtu çdo planifikim ka një plan rezervë.

Aty ku tenderat zbardhen më mirë se faturat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.