‘E nisëm kur ti s’kishe mjekër’ Rama tallet edhe me Benet Becin
Në mbledhjen me kryebashkiakët për “Paketën e Maleve”, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat, duke ironizuar publikisht kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
Teksa foli për vonesat në dorëzimin e hartave të zonave malore, Rama kujtoi bashkëpunimin e hershëm me Becin, por e ktheu diskutimin në shaka për… mjekrën e tij.
“E kemi nisur këtë punë bashkë, kur ti s’kishe mjekër. Të dy s’kishim, dhe tani të ka shkuar sa e imja — por ty s’të ka ardhur ende harta!” – tha Rama me humor, mes të qeshurave në sallë.
Batuta e kryeministrit u bë menjëherë virale në rrjet, pasi vjen në një moment kur marrëdhëniet mes qeverisë dhe drejtuesve vendorë janë përshkallëzuar për shkak të vonesave në zbatimin e projekteve zhvillimore.
Rama shtoi se edhe bashkitë e drejtuara nga opozita, si Memaliaj dhe Fushë-Arrëzi, nuk kanë dorëzuar ende dokumentet për paketën, duke paralajmëruar se afati i fundit është fundi i muajit.
“Si majtas, si djathtas — kur shqiptarët flenë gjumë, flenë gjumë. Zgjohuni nga gjumi!” – përfundoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



