E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari zbulon faktin E BUJSHËM që tregon fatin e Ervis Martinajt
Flash

Gazetari zbulon faktin E BUJSHËM që tregon fatin e Ervis Martinajt

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit”, ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet person i zhdukur, pasi besohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022.

Gazetari Sokol Bregu ka ndarë një informacion që sipas tij tregon bindjen e familjes për fatin e Ervisit. Ai bëri me dije se brenda familjes është zhvilluar ceremonia tradicionale që kryhet vetëm kur besohet se personi ka ndërruar jetë, duke treguar kështu se ata nuk kanë më dyshime mbi fatin e tij.

“Sot diskutohet nëse ai është gjallë apo jo, por familja ka kryer ritin familjar të vdekjes, gjë që tregon se janë të bindur se ai ka vdekur. Nuk është një familje që do ndërmerrte një veprim të tillë pa pasur siguri të plotë,” tha Bregu në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai shtoi se nuk ka prova që Martinaj është gjallë dhe se informacionet aktuale lidhen vetëm me personat që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje. “Sipas hetimeve dhe informacioneve që kemi, nuk ka asnjë arsye logjike të besohet se Martinaj është gjallë. Thuhet se Aldo Avdylaj ka lidhje me ngjarjen, ndërsa konfirmimi i vdekjes së Martinajt ka ardhur përmes gazetarit Baton Haxhiu,” shpjegoi Bregu.

Gazetari gjithashtu përmendi se në zhdukjen e Martinajt është i përfshirë një inspektor policie që u arrestua, si dhe një person i tretë i identifikuar si Ervis Lami, duke theksuar kompleksitetin dhe misterin rreth ngjarjes.

“Sot diskutohet nëse ai është gjallë apo jo, por unë do sjell një fakt pse mendoj se nuk është. Familja ka kryer ritin familjar të vdekjes, çka tregon se ata janë të bindur për fatin e tij.

Kjo është një familje që nuk do ndërmerrte një veprim të tillë pa qenë plotësisht e sigurt se ai ka vdekur.

Ne nuk kemi asnjë provë që ai është gjallë, por kemi vetëm informacionet mbi personat që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky. Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.

A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?

Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë.

Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami”, u shpreh gazetari Sokol Bregu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.