E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flori Paluçin,Italia e kërkonte për tentativë vrasjeje
Flash

Flori Paluçin,Italia e kërkonte për tentativë vrasjeje

Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në fshatin Manzë të Durrësit, pas një sherri për një kafe kishte qenë i kërkuar në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane një ditë më parë (24 tetor).

Sipas mediave italiane, Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri.

Hetimet në Itali kanë sugjeruar se ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë.

Nga Umbertide në Durrës, fundi i arratisjes

Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manzë të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti.

Teksa i referohen raportimeve nga Shqipëria, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi për një kafe.

Një 23-vjeçar, që ndodhej ulur në një lokal me një mik, kishte kërkuar një ekspres, por kamarieri nuk e kishte shërbyer pasi ekspresi ishte fikur. Kjo shkaktoi një debat të ashpër, në të cilën ndërhyri edhe Flori Paluçi.

Pas sherrit, u regjistruan dy viktima Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Autori i dyshuar për vrasjen e Flori Paluçit është aktualisht në kërkim nga policia shqiptare, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e konfliktit fatal.

Viktima e Manzës, e shkuara kriminale e Flori Paluçit; Italia e

Vendi i ngjarjes ne Itali, ku ishte i perfshire Flori Paluçi

Dinamika e ngjarjes në Shqipëri

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me Flori Paluçin (i cili shoqërohej në lokal, nga disa persona, ndër ta, i arrestuari Erald Cani). Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga Ergi Kadiu dhe nga Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre të rinjve për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.

Në këtë moment, Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 33-vjeçarit, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë Paluçin.). Si pasojë e sherrit, mbetën të vrarë Florian Paluçi dhe Aranit Kurti.

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me 21-vjeçarin Daniel Papa.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepën si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.