E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kush është punonjësi që i vendosën tritol në Shkodër (FOTO)
Lajme

Ja kush është punonjësi që i vendosën tritol në Shkodër (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve, është plagosur pas shpërthimit të një lënde plasëse teksa makina e tij ishte e parkuar në zonën e njohur si “Arra e Madhe”.

Buzukja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar autorët.

Shpërthimi ka alarmuar banorët e zonës dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në qytet. Hetimet janë në vazhdim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.