E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi i zgjidhi hallet e shqiptarëve, Rama shkon e i jep mend BE-së
Lajme

Pasi i zgjidhi hallet e shqiptarëve, Rama shkon e i jep mend BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative në Arabinë Saudite, ku këtë herë ka ndarë shqetësimin e tij të madh për… Europën. Jo për çmimet e larta, emigracionin apo energjinë, por për mungesën e “një plani paqeje”.

Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi vendet europiane se po flasin vetëm për armatime, ndërsa askush sipas tij nuk po mendon për paqen.

“Ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për t’u riarmatosur… ndërkohë që nuk ka një plan paqeje”, deklaroi kryeministri, duke theksuar se fjala “bërthamore” është bërë tepër normale në diskursin publik.

Një mesazh me tone filozofike, që padyshim do të kishte edhe më shumë peshë… nëse Shqipëria nuk do të ishte mes vendeve me emigracion rekord, çmime të papërballueshme dhe spitale që s’kanë as mjekë e as paqe me pacientët.

Por Rama, si duket, ka kaluar tashmë në një nivel tjetër diplomacie nga ndërtimi i rrugëve në ndërtimin e reflektimeve ndërkombëtare. Ndërsa Europa “nuk ka plan paqeje”, Shqipëria e tij duket se ka arritur “planin perfekt të qetësisë”, ku qytetarët mezi flasin nga stresi ekonomik dhe rinia ka gjetur paqen… në aeroportet e vendeve të tjera.

Në përfundim të fjalimit, Rama tha se “Europa duhet të reflektojë më shumë për çfarë po ndodh në pjesët e tjera të botës”.

Ndoshta pas saj, edhe Shqipëria do të reflektojë për çfarë po ndodh këtu, mes rritjes së çmimeve, krizave dhe premtimeve që nuk njohin as kufij, as paqe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.