Djali vrau të atin, shpërthen vëllai i viktimës: Ta varin si qen!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Durrësit, ku një djalë vrau babanë e tij, duke shkaktuar tronditje të thellë në familje dhe komunitet.
Vëllai i viktimës, ende në shok, ka mësuar lajmin se autori i krimit ishte nipi i tij gjatë një interviste direkte në emisionin “Shqipëria Live”.
“Nuk e besoja… s’e mendoja kurrë që do vinte dita të dëgjoja një gjë të tillë,” – u shpreh ai i tronditur, teksa shtoi se i vëllai ishte njeri i mirë që ndihmonte këdo në nevojë.
Ai tha gjithashtu se lajmin për vrasjen e kishte marrë fillimisht nga e bija, e cila jeton në Itali, ndërsa më pas e konfirmoi edhe gjatë transmetimit live.
“Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.
Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishin në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.
Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, tha vëllai i të ndjerit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë lagjen, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur motivet e këtij krimi në familje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



