Zbulohet emaili që kërcënonte qytetarët: Nga pornografia, tek droga
Është zbardhur përmbajtja e emailit mashtrues që u është dërguar qytetarëve duke u prezantuar si mesazh nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në tekstin e dërguar, autorët përdorin logon dhe emrin e policisë, duke paralajmëruar qytetarët se janë nën hetim për “vepra penale në fushën e drogës dhe krimeve kibernetike”.
Në email përmenden akuza absurde si “pornografi me fëmijë, homoseksualitet dhe trafikim droge”, ndërsa qytetarëve u jepet një afat 24 orësh për t’u paraqitur në polici, përndryshe “do të arrestohen menjëherë”.
Policia ka reaguar zyrtarisht, duke bërë me dije se nuk dërgon kurrë njoftime për hetime përmes emailit, dhe se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi për të frikësuar qytetarët.
Rasti po hetohet nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike për identifikimin e autorëve.
Email i dërguar qytetarëve:

Me kërkesë të Drejtorit të Policisë Shtetërore të Shqipërisë, Ilir Proda, dhe Autoritetit të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, po ju kontaktojmë në lidhje me disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme penale të drogës të gjetura brenda hapësirës suaj kibernetike.
Disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të krimit kibernetik kanë identifikuar aktivitetet tuaja të paligjshme në internet, të tilla
Pornografia me fëmijë.
Homoseksualiteti.
Pornografia në internet.
Ekzibicionizmi.
Seksi komercial.
Trafikimi i drogës.
Lufta kundër krimit kibernetik udhëhiqet nga agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë Byronë Federale të Hetimit (FBI), Policinë Kombëtare të Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL).
Shënim: Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm.
JU JENI PARALAJMËRUAR
Ilir Agim Proda
Drejtor i Përgjithshëm
Policia e Shtetit të Shqipërisë
Bulevardi Bajram Curri, Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



