Njohja e Kosovës nga Siria tërbon keq serbët
Siria është bërë sot shteti më i ri që njeh zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Lajmi u konfirmua nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm diplomatik për shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në njoftimin e saj, Osmani u shfaq përkrah presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, të cilit i shprehu mirënjohje për rolin ndërmjetësues në arritjen e kësaj njohjeje historike.
Reagimet nga Beogradi nuk kanë munguar. Mediat serbe e kanë cilësuar vendimin e Damaskut si “skandal diplomatik”, ndërsa portali ‘B92’ publikoi titullin: “Skandal, Siria njeh Kosovën”. Deri më tani, autoritetet zyrtare të Serbisë nuk kanë dhënë një qëndrim publik, ndonëse historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira me Sirinë gjatë periudhës së ish-presidentit Bashar al-Assad.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagoi duke theksuar se ky vendim hap rrugën për bashkëpunim të ndërsjellë dhe forcimin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.
Siria është vendi i tretë që ka njohur Kosovën gjatë vitit 2025, pas Kenias dhe Sudanit, duke e çuar më tej konsolidimin ndërkombëtar të shtetit kosovar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



