E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga kush ka frikë? Rama porosit makinë të blinduar 800 mijë €
Lajme

Nga kush ka frikë? Rama porosit makinë të blinduar 800 mijë €

Gazetari Lavdrim Lita ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me një tender prej 800 mijë eurosh për blerjen e një makine të re blinduar për kreun e qeverisë. Lita e ka cilësuar këtë shpenzim si të papërballueshëm dhe provokues për qytetarët shqiptarë.

Në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Lita tha:

“Lajmi është që kryeministri Rama ka tenderuar 800 mijë euro për një makinë të blinduar. Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”

Sipas tij, në një vend ku mungojnë fondet për shërbime publike, blerja e një automjeti luksoz për kryeministrin është e papranueshme dhe jep një mesazh të gabuar për qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike.

Gazetari shtoi se pas 13 viteve në pushtet dhe në mandatin e katërt, Rama nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë. Ai e krahasoi luksin e qeverisë shqiptare me shpenzimet e udhëheqësve të fuqive botërore.

“Do të ecë edhe kryeministri ynë me makinat e blinduara të tipit të Donald Trump-it? Nga kush ka frikë ky?”, pyeti Lita.

Ky reagim ka ndezur debat në publik për shpenzimet e qeverisë dhe prioritetet e saj financiare, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për luksin në kosto të shërbimeve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.