E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Të dielën në 5 bashki do ketë bojkot historik
Lajme

Paralajmërimi: Të dielën në 5 bashki do ketë bojkot historik

Juristi dhe analisti politik, Kreshnik Spahiu, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit, duke bërë një parashikim të fortë për pjesëmarrjen e votuesve.

Sipas Spahiut, këto zgjedhje do të shënojnë bojkotin më të madh historik, me pjesëmarrjen më të ulët që është regjistruar ndonjëherë.

“Të dielën, në 5 bashki do të ketë bojkot historik në zgjedhje. Do të jetë pjesëmarrja më e vogël në histori dhe e dyta është historike sepse opozita nuk regjistrohet dhe thotë mbështesim të pavarurit. Nëse fitojnë të pavarurit, do të thotë PD që fituam ne”, deklaroi Spahiu.

Juristi theksoi se fakti që opozita nuk merr pjesë drejtpërdrejt në garë, por mbështet kandidatë të pavarur, do të krijojë një situatë të pazakontë politike. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve pritet të përdoret nga të dyja palët si justifikim politik: mazhoranca për legjitimitet, opozita për simbolikë fitoreje.

Zgjedhjet e 9 nëntorit do të mbahen në pesë bashki të vendit, pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të disa kryebashkiakëve të zgjedhur në vitin 2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.