“Nuk arrij t’i kuptoj” e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit
Letrat e pakuptimta dhe izolimi i Marjan Kodhelit
Nëna e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, ka treguar se pas ngjarjes ka gjetur shënime të të birit ku ishin shkruar fjalë pa kuptim.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë:
“Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.
Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë.”
Ajo shtoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi nxirrte fjalët nga goja”, duke treguar për përpjekjet e saj për të kërkuar ndihmë profesionale:
“Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë ‘djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë’, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.”
Marjan Kodheli masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, një ngjarje që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u arrestua nga policia disa orë pas krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



