E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokon transgjinorja: Më kanë futur në një dhomë me 4 meshkuj!
Lajme

Shokon transgjinorja: Më kanë futur në një dhomë me 4 meshkuj!

“Isha 14-vjeç, ishte traumatike”

Transgjinorja Luana Myrto ka vazhduar të ndajë detaje të eksperiencës së saj të vështirë me komunitetin LGBTQ+.

Ajo ngriti akuza të rënda ndaj komunitetit LGBTQ+ dhe Xheni Karajt. Sipas saj, Xheni Karaj dhe strehuesit e LGBT i kishin premtuar, kur ishte vetëm 14 vjeç, se do ta ndihmonin me shkollimin, por ky premtim nuk u mbajt.

Përkundrazi, Luana tregoi se në atë moshë u vendos në një strehë, në një ambient për të rritur (+18), ku ndodhej me katër meshkuj në të njëjtën dhomë dhe një çift homoseksual. Ajo pretendon se këta persona kryen marrëdhënie seksuale para syve të saj.

Më tej, kur ajo kërkoi që të merreshin masa, u fut në një dhomë me një person tjetër që kishte probleme mendore, duke e lënë në një situatë të rrezikshme dhe traumatike.

“Ka ndodhur në një mënyrë shumë traumatike. Kur unë isha 14 vjeç u njoha me këto konceptet e para. Mua më plasën në një televizor, me vunë peruke dhe taka dhe dil dhe thuaj ça je..më vunë paruke e më veshën taka, unë isha ende në luhatje në atë kohë. Unë hyra në atë qendër për të marrë strehimin tim.

14 vjeç në Durrës u njoha me komunitetin. Kam bërë një studim, në 7 vite që unë kam në lëvizje ka rreth 100 persona transgjinorë të deklaruar.

14 vjeç unë fillova të merrja pjesë në festat e këtyre. Pasi u futa në qendër emergjentë. Xheni Karaj telefonon nënën time pa i treguar se kush isha dhe çfarë isha, qysh isha “do ta ndihmojmë ne fëmijën tënd thanë, mos ki merak”. Dhe këto më fusin në strehë, në një ambient plus 18 me 4 meshkuj në dhomë dhe një çift homoseksual që ishte aty, kanë kryer marrëdhënie në syrin tim. Kur unë kërkova të merreshin masa për këtë sepse isha minoren, ata më futën në një dhomë me një person tjetër me probleme mendore,” tha Luana në emisionin “Opinion”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.