E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Personalitet pa shkollë të MESME!
Publik News

Personalitet pa shkollë të MESME!

Ylli Dylgjeri

Nuk është luftëtar i Luftës së Dytë Botërore.
Nuk është as ish kuadër i PPSH-së. Pas viteve 90 nuk është më lajm që të kesh kryer shkollën e lartë dhe të mos kesh kryer shkollën e mesme! Në Administratën e Lartë janë konstatuar një mori rastesh falsifikimi dëftesash shkollore. Një herë një Ministër Rendi, vite më parë, pasi u mblodhi policëve diplomat, e hetoi mbi to, në fund u tha:
Tani që u njoha me edukimi dhe diplomat tuaja, shkoni bëni edhe shkollën e mesme! Kjo nuk është as humor e as barcaletë. Ka ndodhur.
Ashtu siç ka ndodhur këto ditë edhe një
zbulim tjetër i madh:
Një Personalitet i lartë që kish në duar jetën tonë, në CV kishte si edukim diplomën e shkollës se lartë por jo dëftesën apo arsimin e mesëm. Personaliteti kishte shumë shokë, biles të sërës së lartë fare, por nga investigimet doli se Personaliteti nuk kishte shokë klase të shkollës së mesme!!!
-Kush e ka mbuluar deri tani këtë “siguracion”?
-POLITIKA
-Kush është?
-Duroni.
Janari ka hyrë vetëm allafrënga. Presim të hyjë edhe allaturka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.