SHTETAR APO BABAGJYSH, ZGJIDHJE APO SHFAQJE?

Ne prag te vitit te ri del ne TV Klan, nje vajze me shkolle te larte nga komuniteti egjiptian qe kishte mbetur e papune. Ky fenomen ndodh shpesh ne Shqiperi, ne nje mase te madhe te rinjsh. Pa njohje, parti apo para nendore eshte e pamundur te kapesh nje pune ne shtet. Per njerezit me ngjyre, me mundesi te pakta dhe paragjykime te shumta te shoqerise tone, perjashtimi eshte edhe me i larte. Nderhyrja e shtetit mbetet nje imperativ i pazevendesueshem.
Per raste te ngjashme, ne vendet e zhvilluara praktikojne diskriminimin pozitiv, ndarjen e disa vendeve te garantuara per edukim dhe punesim, ku antaret e nje komuniteti te diskriminuar konkurojne midis njeri-tjetrit. Kjo eshte nje politike e shansave te barabarta qe ve drejtesi. Shqiperia duhet te jete vendi i mundesive per te gjithe, jo vendi i kapur nga disa.
Por ka edhe raste kur marrezia nuk njeh kufij, kur kryeministri hyn direkt ne emision ku vajza reklamon veshtiresite e saj dhe si babagjysh i Vitit te Ri (Shen Vasil apo Santa Claus) ben mrekulline – e emeron keshilltare ministri.
Ne vendet e varfra, te Lindjes Komuniste, permasat hyjnore te prijesve dhe kalimet nga nje ekstrem ne tjetrin benin jehone dhe pelqeheshin ne mase. Miti i liderit suprem jehonte ne cdo fshat e qytet. ‘Perendia’ zbriste ne toke dhe nga fukura te bente me para, nga i papune te bente funksionar, nga mjelese te bente ministre, nga injorante bukuroshe te merrte per grua dhe te bente kryetare te Akademise se Shkencave, nga ushtar i rendomte te kthente ne nje hero kombetar. Pasojat e kesaj kulture vijojne edhe sot. Nuk investohet tek problemi por tek manipulimi publik, nuk tregohet seriozitet shteti por karakteri siperfaqesor i tij.
Kjo mendesi zbulon edhe vleresimin e kryeministrit tone per punen e ministrit, per aftesite dhe ekspertizen e keshilltarit, per zgjidhjen e problemit te pakicave te diskriminuara dhe per konkurencen e ndershme te punesimit ne shtet. Keshtu nuk zgjidhet ceshtja e drejtesise sociale por jepet imazhi fals i nje shtetari te ndjeshem dhe babaxhan qe zgjidh problemet menjehere sapo i bien ne vesh. Kjo eshte kultura e llotarise kombetare e jo kultura e nje vendi te civilizuar qe garanton permes ligjit dhe tradites ecjen dhe ngjitjen graduale te cdo qytetari drejt majave te karrieres…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



